Familjarët kujtojnë Rexhail Qerimin!


Nga vëllau Jetulla Qerimi:

Sot 1 vit, vëllau i jonë Rexhail Qerimi ndërroi jetë në burgun famëkeq të Idrizovës.

Kur padrejtësia bëhet jetë, vdekja Rexho VËLLA për ty u bë Liri!

Kur u desht të ngrihet zëri për shkollat shqipe viteve të 80-ta ti ishe aty.
Më vonë kur u desht mobilizimi për ti dalë në mbrojtje vendit dhe popullit tonë ti more pushkën dhe u rreshtove në radhët e UÇK – së!
Pas lufte kur ti dhe gjithë ne menduam se erdhi liria, atëherë kur u deshtë që të shijosh jetën dhe lirinë, të montuan dhe të burgosën ata që për interesa klanore e ndërruan uniformën e UÇK-së me petkun e njëllosur të politikës, e të zgjodhën ty për të të montuar dhe të burgosën me burg të përjetshëm, ashtu siç edhe vepruan edhe me shumë luftëtarë të tjerë!

Për pafajësinë tënde kishte dëshmi e prova të shumta dhe u ngrit zëri lart, por nuk patën veshë të ndëgjojnë politikanët të cilët asnjëherë nuk e morën seriozisht rastin “Alfa” dhe ditën vetëm të të gënjejnë e neglizhojnë ty!

Ata politikan që të montuan e të burgosën ende po qeverisin, e po jetojnë me djersën e këtij populli të vuajtur e të shtypur!

Zoti të pastë shpërblyer me Gradën më të madhe të Xhenetit!

Baby Boo