Shqiptarë rreth 30% në RMV, në administratë janë vetëm 20%


Në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut me të dhënat deri më 31 dhjetor ka pasur 132.088 persona të punësuar në 1.346 institucione.

Sipas të dhënave, shumica prej tyre janë me arsim të lartë. Krahasuar me vitin e kaluar, ka rreth 900 punësime më shumë.

Pjesa më e madhe e punonjësve në sektorin publik janë në arsim, ndërsa mosha mesatare është 46 vjet.

Në konferencë për shtyp, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirem Aliti duke prezantuar analizën e Raportit vjetor theksoi rreth 13% e numrit të përgjithshëm të popullsisë janë në sektorin publik.

Në Raportin vjetor mund të shihet se në sektorin publik ka më shumë gra ose 55.3%, ndërsa 44.7% janë bura, ndërsa sa i përket përkatësisë etnike, 73.57% maqedonas, shqiptarë 20.35%, turqit 1.95, romët 1.19 dhe Serbët me 1.07%.

Kujtojmë se në regjistrimin e fundit në Maqedoni ka pasur 29.52% shqiptarë, por kjo nuk përkon edhe me numrin e të punësuarve në administratën shtetërore.

Baby Boo