Familjarët: Jemi të terrorizuar, Jakup Krasniqi është ndarë në një dhomë të veçantë nga mëngjesi


Nga ora 06:00 e mëngjesit zyrtarë të EULEX’it dhe Policisë së Kosovës janë duke kryer bastisje në shtëpinë e ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit. Familjarët e Krasniqit kanë deklaruar se familja e ngushtë e ish-kryeparlamentarit janë terrorizuar kur në orët e para të mëngjesit zyrtarët e policisë dhe EULEX’it kanë zbarkuar në shtëpinë e tyre në Velani.

Djali i vëllait të Krasniqit, Arian Krasniqi ka thënë për kanal10 se Jakup Krasniqi është ndarë në një dhomë të vecantë dhe po merret në pyetje që nga mëngjesi.

“Janë të terrorizuar, në ora gjashtë kur kanë hyrë forcat, është i ndarë në një pjesë tjetër të shtëpisë Baca Jakup, aty po vazhdon intervistimi nuk e dimë çka, bastisja prej orës 06:00. Momentalisht është prindi im dhe një mixhë tjetër në Negroc, sapo të përfundon këtu bastisja vazhdojmë atje. Nuk e dimë sa do të zgjasë këtu bastisja”, ka thënë ai.

Baby Boo