A do të hetohet deputeti i VV-së që iu vodhën 50 mijë euro, flasin nga prokuroria


Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro cash në banesë në Prishtinë, para këto që nuk figurojnë të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Por, a do të hetohet ai për mosdeklarim të pasurisë?
Në një përgjigje me shkrim dhënë Gazetës Express, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se për rastin “vjedhje e rëndë” janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, ndërsa në pyetjen nëse deputeti Shkreta do të hetohet për mosdeklarim të pasurisë, ajo tha se “nuk mund të japin informata shtesë”.

“Ju njoftojmë se për rastin e “Vjedhjes së rëndë” janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale. Meqenëse rasti është në hetime, aktualisht nuk mund të japim informata shtesë, andaj për zhvillimet e tjera do të njoftoheni në kohë”, tha Ulaj.

Përveç vjedhjes së 50 mijë eurove, sipas raportimeve në media, deputetit të VV-së i janë vjedhur nga banesa edhe stoli ari në vlerë prej 10 mijë euro. Siç raportohet, deputeti ka deklaruar në polici se paratë nuk kanë qenë të tij, por edhe të baxhanakut.

Baby Boo