Familja Fazlija i dhuron komunës së Tetovës 5 Inkubatorë


Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka njoftuar sot për donacionin e 5 Inkubaotrëve me vlerë 163.755 CHF.

Kasami ka shkruar: “Kënaqësi që sot në hapësirat e Komunës së Tetovës, të mirëpres pronarin e kompanisë “Marmo Fix” z. Isa Fazlija, i cili së bashku me familjen e tij i dhuruan donacion komunës së Tetovës 5 Inkubatorë me vlerë 163.755 CHF, për t’iu dhuruar më pas Spitalit të Tetovës. Ky donacion, u votua me shumicë votash në këshillin komunal në seancën e fundvitit. Sot, edhe zyrtarisht nënshkruam kontratë për t’ia dhuruar Spitalit Klinik të Tetovës..

Faleminderit familja Fazlija për zemërgjërësin e treguar. Së bashku do ta zhvillojmë Tetovën tonë!”

Baby Boo