Cfarë lidhje kanë djegia e kafes “Baron” në Çair dhe vrasja e djeshme në Bllacë të Shkupit??


Para vrasjes së babait të Gani Tushës, mbrëmë ka rënë zjarr në kafenenë “Baron” në Çair.

Emri “Baron” përdoret edhe nga grupi, anëtar i të cilit është tashmë i burgosuri Gani Tusha, për këtë arsye po hetohet një lidhje e mundshme mes zjarrit dhe vrasjes në Bllacë, ku u qëllua babai i Tushës.

Zjarri është raportuar herët në mëngjesin e djeshëm rreth orës 04:00 pas së cilës një automjet i zjarrfikësve ka ndërhyrë dhe ka shuar zjarrin për rreth 40 minuta.

Pasditen e djeshme është gjetur trupi i pajetë i 56-vjeçarit Zelqif Tusha në Bllacë. Djali i tij Gani Tusha është në paraburgim në Shkup nën dyshimin se ka marrë pjesë në vrasjen e dyfishtë në lokalin Shisha Bar dhe në vrasjen në Halkidiki të Orhan Bajramit-Okit..

Baby Boo