Falë Zotit, që përfundimisht jam i lirë nga zagarët e partisë..


Mbi 2 dekada isha therrë në sy për zagarët e partisë: është me këtë, është me atë, i pabesë, tradhtar, na kritikon e shan…

Më injoruan e izoluan, më ngjitën lloj-lloj nofkash e bishtash, nuk lanë gur e dru pa lëvizur vetëm e vetëm të më dëmtojnë…

Tani janë qepur qenqe mes veti, një dreq e merr vesh kush me kë është dhe i kujt është, luftë bëjnë me mullinjtë e erës, natën e ditën nëpër ngrehinat e tyre që era amoniak u vjen, unë jam po i njëjti, ata po ndryshojnë brenda orësh, të vjen zorrët nga barku t’i vjellësh, edhe pse teksa i sheh ende si zagarë rrugëve të zbrazura të bredhin, keq të vjen, që jeta u shkoi duke bërë prostitucion politik dhe nuk jepen, vazhdojnë se në gjak e kanë, edhe pse dëmtuan gjithçka: veten, popullin dhe partinë…

Unë do të vazhdoj t’i dua të gjithë, kritika e shëndoshë nuk është urrejtje, por nuk e di, nëse mund ta duash ndonjëherë dikë, i cili nuk e do veten e vet?!
Këtë dilemë kam …
Shkruan Dr.Prof Arbër Çeliku në facebook

Baby Boo