Faktor: Djali i Ali Ahmetit hyn në biznesin e rrymës


Shkumbin Ahmeti, djali i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti do të hyjë në biznesin me energji elektrike, transmeton në një kronikë Televizioni Telma duke u thirrur në portali Faktor.mk.

Sipas këtij portali, ai këtë muaj ai hapi një kompani për prodhimin e energjisë elektrike, duke hyrë kryesisht në biznesin inovativ me energjinë diellore.

Siç njofton portali informativ Faktor.mk, Shkumbin Ahmeti nga Zajazi tashmë është i regjistruar në Regjistrin Qendror si person përgjegjës i Kompanisë për Prodhim, Tregti dhe Shërbime “Theas Energu DOOEL”. Pronar i ndërmarrjes që është regjistruar ditëve të kaluara është kompania për konsulencë, ndërmjetësim, projektim, inxhinieri dhe shërbime “Architektas Projoekt Studio” nga Zajazi, po ashtu në pronësi të të riut Ahmeti. Është i vetmi i punësuar, ndërsa për themelimin e kompanisë ka investuar 16 mijë euro.

Për djalin e Ali Ahmetit praktikisht nuk ka asnjë informacion publik. Dihet vetëm se ai është një arkitekt i diplomuar në Universitetin e Tetovës dhe se nuk është shfaqur aspak interes për politikën, por në rrjetet sociale shpesh ndan kënaqësi me aktivitetet e karrierës politike të babait të tij, përcjell Telma.

Përpos tij, më parë në këtë biznes kishte hyrë djali i njeriut të dytë në BDI Musa Xhaferi, i cili tashmë është pjesë e grupit të ashtuquatur të zjarrit.

Ajo që bie në sy se me këtë biznes ka nisur të merret edhe djali i Zoran Zaev. Në moshën 18-vjeçare Dushko Zaev vendosi të prodhojë energji elektrike, ndërsa xhaxhai i tij Vice Zaev ka një kompani që merret me tregtimin e kësaj energjie. Këtë muaj, kompania e gruas së kryeministrit Dimitar Kovaçevski ka shpallur interesim për ndërtimin e një centrali fotovoltaik me vlerë të paktën një milion euro.

Baby Boo