Grubi: “Nuk është koha për krizë, koha është t’i përveshim mëngët”


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një dalje për media komentoi edhe hyrjen e Alternativës në Qeveri. Grubi tha se komunikim të vazhdueshëm me Alternativën ka kryeministri Zaev dhe ai i informon në çdo kohë. Grubi i ftoj të gjithë deputetët që dëshirojnë rrugën euroatlantike të vendit të bëhen pjesë e shumicës.

Baby Boo

“Z. Zaev ka kontakte direkte me Alternativën dhe në çdo kohë po na informon. Edhe ne kemi kontaktet tona me anëtarët e partisë, çdo herë, ashtu edhe siç thash të gjithë janë të mirë se ardhur ata që duan rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët. Të gjithë ata deputetë që dëshirojnë Maqedoni progresive janë të mirë se ardhur sepse vetëm kështu mund ta çojmë përpara shtetin. Nuk është koha për krizë, koha është të përveshim mëngët, ashtu siç bëmë për NATO, për Marrëveshjen e Prespës…”, theksoi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.