Fadil Zendeli për nënkryetar të parë të Kuvendit?


Burime të Lajm TV nga Kuvendi bëjnë të ditur se deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli i është ofruar posti i nënkryetarit të parë të Kuvendit.

I kontaktuar nga Lajm TV, Zendeli ka theksuar se energjia e shumicës parlamentare është koncentruar në votimin e Qeverisë, ndërsa për nënkryetarët do të kërkohet kompromis mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë dy partitë më të mëdha të bllokut politik maqedonas kanë qëndrime të kundërta sa i përket propozimit të shumicës për 5 nënkryetarë Kuvendi. Partia e Hristijan Mickoskit thotë se ky propozim mbulon shkurtimin e ministrive në Qeveri dhe ka kosto shtesë, ndërsa Zoran Zaev thotë se kjo bëhet me qëllim përfaqësimin adekuat të qytetarëve

Baby Boo