Policia arreston 60-vjeçarin nga Tetova i cili ishte në kërkim për prodhim dhe shitje të drogës


Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (20-nëntor) rreth orës 13:30, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar 60-vjeçarin N.B. nga Tetova, i cili ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg lidur me veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe pararendësve”. Menjëherë pas ndalimit, ai është dorëzuar në Institucionin Penal Korrektues-Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
                       

Baby Boo