EVN i reagon Avokatit të Popullit: “Asnjëherë konsumatori nuk paguan më shumë sesa ka harxhuar!”


Pas pohimeve të Avokatit të Popullit se qytetarët ankohen tek ai se i marrin faturat e larta të rrymës që nuk e kanë shpenzuar dhe se shpeshherë paguajnë edhe avans, kanë reaguar nga kompania EVN. Nga EVN thonë se asnjëherë nuk ngarkojnë detyrim monetar më të madh nga ajo që konsumatori ka harxhuar por për shkak të disa aryejeve që numërojnë ato, orëmatësi ndodh që të mos lexohet në kohë por me anë të leximit të ardhshëm barazohet vlera në varësi të asaj nëse konsumatori ka harxhuar më shumë ose më pak se fatura e fundit që i ka ardhur.

“Edhe pse me “Ligjin për Energjetikë”, “Rregullat e Rrjetit” dhe “Rregullat e Furnizimit” është e paraparë që leximi i njehsorëve duhet të bëhet një herë në vit, ekipet e Elektrodistribuimit këtë e bëjnë për çdo muaj. Por, ndodh që orëmatësi të mos lexohet për arsye të ndryshme: konsumatori nuk është prezent (nuk është në shtëpi ose objekt), për shkak të pengimit të ekipeve të leximit të orëmatësve nga ana e konsumatorit, në qoftë se ekipet nuk kanë qasje deri te pika matëse, kushtet e rënda të motit, pushime mjeksore të lexuesve, izolim për shkak të korona virusit etj. Në qoftë se orëmatësi nuk është lexuar, në ç’rast fakturohet vlerë e supozuar si mesatare e konsumit gjatë 12 muajve të fundit, konsumatori mund të paraqesë gjendjen e konsumit përmes ueb-faqes evnonline.mk, përmes e-mailit, telefonit dhe në zyrat e pranimit të Qendrave Energo të Konsumatorëve dhe kështu shërbimet tona të punës do t’i kryejnë korrigjimet përkatëse.

“Fatura e supozuar nuk nënkupton automatikisht faturë më të lartë të energjisë elektrike. E njejta mund të përmbajë edhe vlera më të ulëta në krahasim me konsumin real gjatë muajit përkatës. Gjithashtu, fatura më e lartë e enegjisë elektrike mund të jetë edhe pasojë e barazimit pas leximit të kryer të gjendjes së konsumit, për të cilën gjendje gjatë muajit të kaluar është dërguar faturë e supozuar me vlera më të ulëta nga konsumi real”, thonë nga EVN.

Baby Boo