Han i Elezit, djali rrahu nënën, arrestohet!

ilustrim

Një person është arrestuar në Han të Elezit i dyshuar për dhunë në familje.

Sipas njoftimit për media, Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar 46-vjeçarin SH.M. i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje në shtëpinë e vëllait të tij, kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij 70-vjeçare.

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar ‘’ Dhunë në familje dhe Kanosje’’

Baby Boo