EVN do ndërtoj central të ri diellor


Kryetari i Këshillit drejtues të kompanisë EVN Maqedoni Shtefan Peter, në intervistën për javoren Kapital, paralajmëroi se kjo kompani do të ndërtojë central të ri diellor. Krahas kësaj, si pjesë e investimeve të kompanisë energjetike është edhe vendosja e 40 mbushësve për automobila elektrik në të gjitha qytetet më të mëdha në Maqedoni.

Meqë çmimet e paneleve diellore janë ulur dukshëm, kemi marrë gjithnjë e më shumë kërkesa nga shfrytëzuesit tanë afarist se duan të investojnë në këtë prodhimtari të energjisë. Por, ky është biznes i ndërlikuar. Përgjigjja është në dizajnin e mirëfilltë, pikën përkatëse të mbushjes, cilësinë e teknologjisë dhe të mos harrojmë, licencën.

EVN-ja e ofron gjithë këtë përnjëherë. Zgjidhje speciale sipas parimit çelës në dorë. U ofruam klientëve tanë më shumë se 10 megavatë në centrale të reja diellore dhe jemi të gatshëm të gjitha t’i konstruktojmë në afat prej një viti – tha Shtefan Peter, kryetar i Këshillit drejtues të EVN Maqedoni.

Sipas kryetarit i Këshillit drejtues të EVN Maqedoni Shtefan Peter, ky shërbim do të jetë i kapshëm edhe për qytetarët.

Kjo mundësi vjen me Ligjin e ri për energjetikë. Më pas, edhe konsumatorët në kategorinë e amvisërive do të mund të prodhojnë energji elektrike, për shembull me panelet diellore në çatitë e tyre pa aplikuar për licencë. Gjithashtu, do të ofrojmë zgjidhje të standardizuara sipas parimit çelës në dorë, duke përfshirë edhe të gjitha përllogaritjet. Pra, shfrytëzuesit tanë para se të vendosin të investojnë do të kenë njohuri për shpenzimet e tyre investuese dhe, kuptohet, për kursimet e prodhimtarisë së pashfrytëzuar të energjisë elektrike dhe tepricat – theksoi Shtefan Peter, kryetar i Këshillit drejtues të EVN Maqedoni.

EVN-ja para do kohë hapi Qendër të re informative dhe i zgjeroi shërbimet elektronike të saj. Kompania ka më shumë se 700.000 shfrytëzues – amvisëri. Sipas Peterit, në 12 vitet e kaluara EVN Maqedoni ka investuar më shumë se 370 milionë euro në ndërtimin e rrjetit të ri dhe rikonstruksionin e rrjetit ekzistues shpërndarës.

Baby Boo