Eskalon Vulinka: Kërcënon BE’në, dhe thotë se ‘shiptarët’ s’kanë besë


Bashkimi Evropian ka përsëritur qëndrimin se nuk ka vend për t’i mohuar apo për t’i relativizuar ngjarjet në Reçak të vitit 1999, dhe se mohimi dhe revizionizmi shkojnë kundër vlerave të Bashkimit Evropian, e kjo nuk i ka pëlqyer aspak Aleksandër Vullin, Ministri serb i Mbrojtjes.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vullin, siç raportojnë mediat në Serbi, i ka bërë thirrje BE’së që të përmbahet nga, siç tha ai, deklaratat nxitëse e ndezëse rreth çështjes së masakrës së Reçakut.

Si një organizatë që nuk është kompetente për të dhënë gjykime juridike dhe konkluzione historike, BE-ja do të ndihmonte shumë pajtimin dhe paqen në rajon nëse autoritetet dhe zyrtarët e saj do të përmbaheshin nga shpërndarja në publik e pikëpamjeve që mund të jenë nxitëse”, tha Vullini pas reagimit të BE-së në lidhje me mohimin e masakrës së Reçakut nga ana e zyrtarëve shtetërorë serbë

Ai tutje ka përdorur terma fyes për shqiptarët duke i quajtur ‘Siptari’. Duke thënë se “askujt s’i intereson se çfarë dëshirojnë shiptarët”, ndërsa shtoi se “shiptarët s’kanë besë, por a ka BE’ja?”.

Baby Boo