Eskalon Rama: Para fëmijëve u nxjerr gishtin e mesit kundërshtarëve (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e djeshme në sheshin “Skënderbej”, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, për të mirëpritur festat e dhjetorit me ndezjen e dritave të pemës.

Mirëpo Rama u has me protestën e një grupi të rinjsh, me pankarta dhe pemë simbolike, në lidhje me keqpërdorimin e parave në një kohë kur vendi është prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Në mes të sheshit ‘Skënderbej’ dhe në sy të dhjetëra fëmijëve që ishin sjellë në shesh nga Erion Veliaj, Edi Rama ka vendosur t’u nxjerrë gishtin e mesit protestuesve dhe qytetarëve të Tiranës që ishin në shesh dhe që thërrisnin ‘Rama ik’.

Kreu i ekzekutivit reagoi duke u nxjerrë gishtin e mesit, pavarësisht faktit se ishte i rrethuar nga dhjetëra fëmijë që kënduan “Merry Christmas” në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Baby Boo