Eskalon Nexhmedin Spahiu, drenicakët i quan haxhiqamilë


Nexhmedin Spahiu nuk po din të ndalet me deklaratat e tij interesante nga llogaria e tij personale në facebook.

Këtë herë ai është ndalur ta komentojë vizitën e Vucicit në Kosovë dhe bllokimin e rrugës që ju është bërë nga qytetarët e Skenderajit, shkruan gazetametro.net.

Spahiu i ka quajtur drenicakët që e bllokuan rrugën me emrin ‘haxhiqamilë’.

Ja reagimi i plotë i tij:

Paraqitën Haxhiqamilët e Kosovës. Për ta nuk qenka problem që Vuçiqi vjen në Gazivodë por problem kur ai vjen në Drenicë!?. Po të ishin patriota tamam ata do t’ia zinin rrugën Vuçiqit në kufi të vendit e jo në hyrje të Drenicës.

Baby Boo