Është vendosur ndalesë për import të deleve, dhive dhe qumështit dhe mishit të tyre nga Bullgaria


Nuk keni qenë kurrë më afër Unionit Evropian, por duhet të punoni për reformat që ju kërkohen nga BE-ja deri në qershor të vitit 2019. Kështu kërkoi ambasadorja e Austrisë Renata Kobler, ku vendi i saj do të kryesojë me Bashkimin Evropian në gjashtë muajt e ardhshëm.

“Asnjëherë nuk keni qenë më afër BE-s-, se tani. E dimë dhe dëgjuan se vendi juaj, para vete ka shumë punë. Të jeni të bindur se perspektiva e qartë evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rruga e qartë evropiane për vendin tuaj, mbesin prioritet kyç për kryesinë austriake”, tha Renata Kobleri, ambasadore e Austrisë në Shkup.

Zv/kryeministri Bujar Osmani, tha se trenin e sivjetmë e kapëm, na presin shumë punë deri sa të hapen negociatat deri në qershor të vitit 2019.

“Komisionari Han, ka paralajmëruar se nga gjysma e korrikut me siguri me datë 17 korrik do ta vizitojë vendin në funksion të fillimit të përgatitjeve për të ashtuquajturën proces të skriningut të cilin BE-ja me skenimin e legjislacionit dhe të institucioneve të politikave dhe procedurave tona që me qëllim të dy palët të jemi gati për çeljen e negociatave”, tha zv/kryeministri Osmani.

Edhe koordinatorët e grupeve parlamentare, theksuan se në detyrat vijuese reformuese do të punohet me dinamikë të fuqishme dhe vullnet të mirë jo vetëm për shkak të përmbushjes së qëllimit për anëtarësim në BE, por edhe për të mirën e qytetarëve.

“Jo vetëm sepse Bashkimi Evropian e kërkon këtë nga ne si parakusht për t’u bërë anëtare e plotfuqishme e kësaj organizate, por edhe sepse jemi të vetëdijshëm se kjo është e nevojshme për zhvillimin dhe prosperitetin e Maqedonisë dhe se është në interes të qytetarëve të saj”, u shpreh Tomisllav Tuntev, LSDM.

“Maqedonia tani më veç e ka përcaktuar ardhmërinë e saj euroatlantike. Qytetarët e Maqedonisë me përqindje të madhe janë pro Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, tha Ejup Alimi, BDI.

“Apo largohemi nga baza filozofike në të cilën është ngritur BE-ja. Unë mendoj se sfida kryesore e Austrisë , do të jetë a do të mbetet Evropa inkluzive apo do të shkojë në rrugëtimin që të mbetet ekskluzive”, tha Afrim Gashi, Lëvizja Besa.

Edhe pse ishte e ftuar VMRO-DPMN-ja nuk mori pjesë në seancë por dërguan porosi që së bashku do të punojë atë që është e nevojshme për të ardhmen e Maqedonisë. Përveç prespektivës së Ballkanit Perëndimor, përparësi e presidencës austriake do të jenë migracioni ilegal, reformat në BE, dalja e Britansë së Madhe nga unioni, dhe digjitalizimi./Koha.mk/

Baby Boo