Është publikuar një tjetër këngë që Ergi Dini e kishte regjistruar para se të ndërronte jetë


Ashtu siç ka premtuar më herët, motra e Ergi Dini ka publikuar ditën e djeshme një tjetër këngë që artisti i ndjerë ka lënë pas. Në kanalin e saj në Youtube, Barbana ka publikuar këngën “Loco”, që Ergi e ka punuar vetëm pak kohë para se të ndahej nga jeta.

“Një këngë e punuar disa vite më parë nga Ergi në studion e Alandy, të cilën do e gjeni në kanalin tim zyrtar! E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar ta përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!”, shkruan Barba në postim.

Baby Boo