Bëri famë, por dhe shumë sherre me reperët, Meriton Mjekiqi heq dorë nga emisioni


Meriton Mjekiqi ka bërë me dije se nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Gjoni’s Black”. Lajmi ka qarkulluar prej disa ditësh, por vetë Meritoni mohoi zërat duke thënë në një intervistë televizive se asgjë nuk është e vërtetë.

Por së fundmi është mësuar se Gjoni’s Black dhe Meritoni nuk do të bashkëpunojnë më së bashku. Lajmi është konfirmuar përmes rrjeteve sociale nga “Gjoni Black” duke thënë se rrugët mes tyre janë ndarë në mënyrë paqësore.

“Ju urojmë të gjitha të mirat ata që ishin pjesë e jona, respekte! Një respekt i veçantë shkon për ekipin edhe mundësinë e secilit që kontribuoi për realizimin e këtij emisioni”, thuhej në njoftimin e “Gjoni Black”.

Baby Boo