Është mbyllur shërbimi epidemiologjik në Qendrën për Shëndet Publik në Gostivar

Virusi korona, ambulanca, infektim
Shërbimi epidemiologjik dhe mikrobiologjia e njësitit rajonal të Qendrës për Shëndet Publik në Gostivar prej mbrëmë janë mbyllur. Masa tani për tani është me karakter të përkohshëm pasi dje është përcaktuar se njëri nga të punësuarit është pozitiv në KOVID 19. Të gjithë të punësuarit, rreth dhjetëra, janë dërguar në izolim shtëpiak.

Baby Boo

Epidemiologët në Gostivar ditëve të kaluara i kanë bërë mbi 50 testime dhe kanë zbatuar anketa epidemiologjike. Këtyre ditëve pritet të hapet edhe pikë testimi.

Ndryshe, ministria e Shëndetësisë informoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup kanë humbur jetën dy pacient të cilët ishin të diagnostifikuar me virusin korona, edhe atë një grua nga Labënishti (Strugë) e moshës 71 vjeçare dhe një burrë nga Kumanova, i moshës 77 vjeçare të cilët ishin paraprakisht të hospitalizuar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në 24 orët e fundit të regjistruar janë 53 raste të reja me virusin korona në vend.