Është gjetur një trup i pa jetë në fazën e dekompenzimit, i gjinisë femërore, në moshë rreth 60-70 vjeçare në Lumin e Vardarit, në vendin e quajtur “Lagot”. MPB-ja informon se trupi i pajetë ka qenë i bllokuar në degë, kurse rasti është paraqitur në Stacionin Policor Negotinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga ana zyrtarëve të policisë dhe Njësitit kundër zjarreve Negotinë menjëherë janë ndërmarrë masa dhe është bërë hetim në vendin e ngjarjes. Trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit Publik është dorëzuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore për t’u vërtetuar identiteti dhe arsyeja e vdekjes.


Poashtu neve na habit fakti se si mundet kjo Qeveri ende të përdor standarde të dyfishta për Tetovën dhe Manastirin. Për helmimin e Manastirit, Ministria e Brendshme ka ngitur kallëzim penal kundër personave përgjegjës në REK Bitola, ndërsa Tetova edhe pse u rradhit si qyteti më i ndotur në Evropë, për veprën e njejtë penale, lëre që nuk ka padi dhe përgjegjësi për pronarët dhe udhëheqësinë e Jugohromit, për sëmundjet dhe vdekjet e shkaktuara, por ato subvencionohen nga Qeveria nga paratë tona.

Udheheqësia e Jugohromit këto 5 vite nuk ka përmbushur asnjë kusht që është dashur. Paramendoni ne 5 vite protestojmë, ato 5 vite premtojnë. Vetem kanë blerë kohë, pa përmbushur asnjë afat dhe ja kaluan katër vite. Qeveria e kaluar pasi i skadoi afati i dha afat shtesë dy vite, asgjë nuk bënë, edhe pas mbylljes prap asgjë, saqë u desht që zv. Km.Angjushev nga foltorja e Parlamentit të na informojë që ata nuk paskan para për filtra. E tash imagjinoni si mundemi ne pas ketij mashtrimi 4 vjecar që na e kanë bërë të gjithëve, ti besojmë edhe më tutje.

Jugohromi duhet ta paguajë shtrenjtë helmimin e tetovarëve, numri i fëmijëve të sëmurë ishte dyfish më i lartë gjatë kohës kur ai ka punuar. Në 2015 kur ka punuar Jugohromi ky numër ka qenë 31,446, ndërsa në 2017 kur nuk ka punuar, ky numër bie në 18,578 raste.

Asnjë kërcënim nuk mund të na ndalë nga lufta për ambient të shëndetshëm për fëmijët tanë. Ne nënat do jemi mburrojë e gjallë ndaj çdo presioni, nga kushdo qoftë ai.

Baby Boo