Sa shtrenjtë janë karburantet në Maqedoni?/ Mali i Zi me çmimet më të lira në rajon


Në Mal të Zi EUROSUPER 95 është më i liri ndër vendet e rajonit, ndërsa çmimi i EURODIESELIT është ndër më të ulëtit, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi.

Sipas të Buletinit të ri të Ministrisë, një litër Eurosuper-95 në Mal të Zi kushton 1.45 euro. Në Shqipëri mund të blihet për 1.78 euro, 1.64 euro në Kroaci, 1.62 euro në Serbi, 1.6 euro në Bosnje dhe Hercegovinë dhe 1.55 euro në Maqedoninë e Veriut. Eurosuper-95 më i shtrenjtë në Evropë e paguajnë qytetarët e Danimarkës, 2.22 euro, ndërsa më i liri është në Hungari, 1.29 euro. Kur bëhet fjalë për Eurodizelin, një litër në Mal të Zi kushton 1.55 euro, po aq sa në Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri mund të blihet 1.9 euro, në Kroaci 1.86 euro, në Serbi 1.83 euro dhe në BeH 1.69 euro. Eurodizelin më të shtrenjtë në Evropë e paguajnë qytetarët e Suedisë 2.37 euro, ndërsa më lirë është në Maltë, 1.21 euro.

Baby Boo