Është gjetur një polic i vdekur i qëlluar në kokë

Një prokuror kompetent nga Prokuroria themelore publike në Prilep me ekipin e krim-teknikës në Prilep, ka bërë mbikëqyrje në vendin në afërsi të rrugës lokale fshati Belovodica- fshati Dren, ku mbrëmë pasdite ishte gjetur i vdekur një pjestar i policisë në moshë 45 vjeçare i punësuar në Stacionin policor në Prilep.

Baby Boo

Siç informojnë nga Prokuroria themelore publike, personi është gjetur në pozitë të shtrirë në automjetin e tij, i qëlluar në kokë dhe me pistoletën zyrtare në dorë.

Prokurori ka dhënë urdhër të merret mjeti dhe shenjat të cilat mund të shfrytëzohen si dëshmi, si dhe ka dhënë urdhër për obduksion mbi trupin e të ndjerit dhe të vërtetohet arsyeja e vdekjes.

Restorant Lumare