Është e mundur vendosja e karantinës në disa komuna


Në pajtim me të gjitha analizat është konstatuar se nuk ka përhapje të pakontrolluar të virusit. Sot është biseduar për vendosjen eventuale të masave kufizuese, por qëndrimi i përbashkët ishte se do të priten të dhënat nga dy apo tre ditët e ardhshme dhe pastaj do të merret vendim. Në ndërkohë MPB të punojë intensivisht në kontrollin e terrenit për implementimin e masave që janë në fuqi, informoi në konferencën e sotme për media ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Shtoi se si masa shtesë restriktive vlerësohen kufizimet e lëvizjes në kuptim të karantinës për pjesë të caktuara ku ka numër të madh të pacientëve të diagonstikuarve dhe vendosjen e orës policore edhe atë lokale.

Një nga problemet kryesore me të cilat ata përballen, tha ministri Filipçe, është bashkëpunimi i dobët me disa qytetarë, refuzimi për t’u testuar, të paraqiten në spital edhe kur ato kanë simptoma dhe, siç tha ai, shumë shpesh bëjnë fqinjët e tyre. Ai apeloi që të gjithë duhet të zbatojnë rekomandimet dhe të sigurojnë informacione të plota dhe të vërteta për autoritetet.

Sipas Filipçes, lidhur me klasterët, rreth 70 për qind e të gjithë rasteve të reja janë prej klasterëve tashmë të njohur para se gjithash komunat Çair dhe Saraj, ku intensivisht punohet gjatë ditëve të fundit.

“Sot në Saraj ka dy të diagonstikuar të ri, mbetet punë intensive në Çair”, tha Filipçe , dhe shtoi se punohet edhe në Studeniçan.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive e analizon situatën gjatë dy javëve të fundit dhe krahas numrit të lartë të të infektuarve, siç tha Filipçe, nuk ka pacientë që paraqiten nëpër spitale, që do të thotë se numri më i madh janë me pasqyrë të lehtë klinike dhe mund të trajtohen në kushte shtëpie dhe se një pjesë e mirë janë bartës asimtomatik.

Në Shtip, sqaroi Filipçe, të diagnostikuarit e ri janë rreth të diagnostikueseve të punësuar në disa konfeksione, ndërsa sot edhe një ekip i MSH dhe Inspektoratit Shtetëror Sanitar kanë bërë kontroll në punën e Qendrës së Shëndetit Publik dhe Shtabit lokal të krizës që e udhëheq kryetari i Komunës.

Sipas Filipçes nëpër kopshtet për fëmijë deri tani janë testuar 3.500 të punësuar, ndërsa për tajmingun për hapjen e tyre do të diskutohet gjatë kësaj jave, ndërsa e njëjta vlen edhe për kufijtë.

Sa i përket testimit të disa anëtarëve të LSDM-së pas kontakteve që ata kanë pasur me nënkryetarin e partisë Muhamed Zekiri, Filipçe informoi se pas përfundimit të anketave epidemiologjike dje dhe sot në mëngjes në vetëizolim janë, nënkryetarët Damjan Mançevski dhe Mila Carovska , si dhe Marjan Zabrçanec, testi i Sanja Lukarevska është gjithashtu pozitiv. Për momentin, tha ai, duhet të përfundojë anketa epidemiologjike e kryeministrit Oliver Spasovski , por duke pasur parasysh kontaktet që ai pati, nënvizoi Filipçe, ka shumë mundësi që të nevojitet vetëizolim dyjavor.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve Filipçe përkujtoi se ora policore u hoq në bazë të analizave dhe përqindjes të gjendjes lidhur me pacientët e diagnostikuar të ri, megjithatë dhe në bazë të kohëzgjatjes të së njëjtës edhe kjo pritej në bazë të efektit. sn/

Baby Boo