Era e fortë ndërpret festivalin muzikor në Spanjë, një i vdekur dhe mbi 40 të plagosur


Një person vdiq dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën kur erërat e forta shkaktuan shembjen e pjesëve të skenës në një festival muzikor në Spanjë.

Pamjet treguan disa pjesëmarrës të festivalit duke vrapuar të panikosur, ndërsa të tjerë shihen duke vazhduar të festojnë në ngjarjen në Cullera, në jug të Valencias.

Festivali i njohur i muzikës elektronike u pezullua pas kësaj.

Tre nga të plagosurit në orët e para të së shtunës pësuan trauma të rënda, thanë shërbimet rajonale të urgjencës.

Dëshmitarët okularë folën për një stuhi rëre të papritur që goditi vendin e festivalit.

Agjencia meteorologjike e Spanjës raportoi për shpërthime erërash që tejkalonin 80 km/h në rajonin bregdetar lindor të vendit në atë kohë.

Baby Boo