ESHS: “Deri në mes të nëntorit regjistruesit i marrin pagat”


GJORGJIESKA: NË VARËSI TË ANGAZHIMIT FITIMET 20 – 60 MIJË DENARË
Gjysma e rreth 4300 personave që morën pjesë në zbatimin e regjistrimit gjatë muajit shtator, ende nuk kanë marrë kompensim financiar për punën. Nga Enti Shtetëror i Statistikës thonë se pagesa bëhet me rradhë dhe se deri në mes nëntorit kompensimin e tyre për punën do ta marrin të gjithë regjistruesit dhe instruktorët rajonal.

Të dhënat në terren po përpunohen, ndërsa rezultatet priten deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm.
Nga gjithsejt 50 rajone në territorin e Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, për më shumë se gjysmën e pjesëmarrësve në regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive, që u zbatua në shtator, mjetet janë paguar, ndërsa për të tjerët vonohen.

JASMINA GJORGJIESKA, ENTI SHTETËROR I STATISTIKËS
“Në rreth 28 rajone të regjistrimit regjistruesit dhe instruktorët rajonalë janë paguar plotësisht. Kjo punë duhet të bëhet me rradhë, nuk mund në të njëjtin moment sepse bëhet fjalë për shumë pjesëmarrës, për shumë të dhëna. Problem i shpeshtë është fakti qe pjesëmarrësit nuk japin të dhëna të sakta të llogarive të tyre transaksionale dhe bankat i kthejnë. Megjithatë jemi të kënaqur nga ritmi, presim që më së voni deri në mes të këtij muaji të paguhen.”

Enti Shtetëror i Statistikës,sic njofton KlanM, pati thirrje për rreth 5 mijë regjistrues, por hasi në aplikim të rezervuar nga personat e papunësuar, që ishte njëri ndër kushtet për angazhim. Për këtë arsye operacioni u zbatua me më pak regjistrues, të cilët në varësi të numrit të qytetarëve të regjistruar kanë fituar shuma të ndryshme.

JASMINA GJEORGJIESKA, ENTI SHTETËROR I STATISTIKËS
“Sipas informacioneve të mia marrëveshje të nënshkruara kemi me 4300 pjesëmarrës në regjistrim, nga ajo që kam informacione nga departamenti për punë financiare deri më tani shumat lëvizin në mes 20 mijë dhe 60 mijë denarë.”
Në Entin Shtetëror të Statistikës vazhdon përpunimi i të dhënave nga terreni, ndërsa sic njoftojnë mediat, rezultatet për atë sa qytetarë jetojnë në vend, sa shtëpi posedojnë, me çfarë biznese merren, sa janë shpërngulur dhe shumë të tjera, priten në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm.

Baby Boo