Nga 1 qershori të hiqen maskat në ambiente të jashtme dhe të lejohen dasmat! Ja cilat janë masat tjera lehtësuese


Nga 1 qershori, të hiqet detyrimi për maska mbrojtëse në ambiente të hapura. Ndërsa mbetet e detyrueshme që maska të mbahet në ambiente të mbyllura, në transport publik dhe kudo ku distanca e rekomanduar nuk mund të mbahet.
-Të hiqet ndalesa për grupim të njerëzve. Gjatë grupimit eventual të më shumë personave, të mbahet maskë.
-Të lejohet organizimi i dasmave me kapacitet prej 50 për qind, në ambiente të hapura, por jo me më tepër se 100 të ftuar. Në një tavolinë të jenë prezent maksimum gjashtë persona.

-Aktivitetet sportive në ambiente të hapura të organizohen me publik, por me kapacitet prej 30 për qind të stadiumeve-sallave.
-Objektet gastronomike të pranojnë nga 6 persona në tavolinë, ndërsa masat tjera të mbeten në fuqi.
-Ora policore të mbetet në fuqi.

-Nga 15 qershori do të lejohet organizimi i koncerteve në ambiente të hapura, nën protokollet që do të përgatiten nga Komisioni për Sëmundje Infektive.
Këto propozime që janë sjell nga KSI-së duhet të marrë vendim Qeveria

Baby Boo