Ervin Kurti: “Tradhëtia është si puna e një restoranti”!


Tradhëtia është një ngjarje e hidhur që prek në shumë çifte, por pak ia dalin ta hedhin pas krahëve dhe të shërohen plotësisht. Pavarësisht shumë dilemave se kush janë ata që tradhëtojnë më shumë meshkujt apo femrat, kjo mbetet si një enigmë.

E pikërisht mendimin mbi këtë e ka dhënë gazetari Ervin Kurti, në rutinën e programit të sotëm “Trotuar” me temën se “pse tradhëtojnë burrat”.

“Tradhëtia është si puna e restorantit. Shkon në një restorant i hanë pjatat më të mira dhe del. Pastaj nëse të dalin përpara edhe njëzetë restorante të tjera ti tashmë je i ngopur, nuk ka nevojë të shkosh diku tjetër. Edhe njeriu nëse dashurohet tek një person që i mbush shpirtin, pastaj edhe njëzetë të tjerë ti dalin përpara është e kotë” ka thënë ai.

Baby Boo