Erkan Arifi: “Në Komunën e Likovës nuk ka ditë javore për çdo qytetar, por ka minutë dhe çdo ditë për qytetarët”


Ndaj kryetarit aktual i cili po garon edhe për një mandat në Komunën e Likovës, Erkan Arifi nga BDI janë dërguar kritika për mostraparencë dhe mungesë të llogaridhënies fiskale.

Por, Arifi në debatin parazgjedhor që po mbahet në TV21, ka vlerësuar se buxheti i komunës miratohet me anë të çdo forumeve të fshatrave, ndërkaq sa i takon transparencës, ka shtuar se banorët e kanë derën e hapur të Komunës, jo një herë në javë, për çdo ditë dhe minutë.

“Komuna e Likovës i ka dyert e hapura për çdo banor të komunës sonë. Unë nuk e di në çfarë mënyrë dhe ku i ka marrë informacione zotëriu (Luan Ramadani), por të gjitha buxhetet e çdo viti janë në ueb faqen e Komunës së Likovës. Të gjitha dokumentacionet fiskale janë në ueb faqen e komunës së Likovës. Buxheti që përpilohet në Komunën e Likovës përpilohet me forumet e çdo fshati. Kalon në çdo komision në komunë. Në Komunën e Likovës nuk ka ditë javore për çdo qytetar, por ka minutë dhe çdo ditë për qytetarët”, tha Arifi.

Baby Boo