Levizja BESA – Saraj: Në kohë të pandemisë disa vendbanime të Sarajit kanë mungesë të ujit, ndërsa Komuna e Sarajit është në gjumë


Levizja BESA – Saraj thekson përmes një komunikate se në këtë periudhe qe vendi ynë përballet me pandeminë e krijuar nga virusi COVID-19, uji është një nga elementet bazë për të ruajtur pastërtinë si një nga preventivat për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Është absurde që për disa ditë me radhë në fshatin Bukoviq të Komunës së Sarajit, banorët nuk kanë ujë dhe autoritetet komunale vazhdojnë të jetë të painteresuar. Ky fshat nuk është i vetmi në komunën e Sarajit që ka mungesë të ujit, të njëjtin shqetësim e kanë edhe disa fshatra të tjerë si Bojana, Arnaqia, Llaskarca etj.

Ne si Lëvizje BESA, dega Saraj, kërkojmë urgjent autoritet e komunës së Sarajit dhe të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” të zgjidhin këtë problem që po e hasin banorët e fshatit Bukoviq dhe fshatrave tjera. Nuk mund të tolerohet që të kete mungesë të ujit në kohë pandemie, duke marë edhe faktin që ditët e fundit Komuna e Sarajit është bërë vatër e virusit ku janë regjistruar më shumë të infektuar, aq më tepër që burimet e ujit që furnizojnë Shkupin ndodhen pikërisht në teritor të Komunës së Sarajit.

Apelojmë deri tek udhëheqësia e Komunës së Sarajit dhe Ndërmarjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” që të reflektoj menjëherë dhe të zgjidh këtë problematikë banorëve të kétyre vendbanimeve, që të mund të ruajn pastërtinë në këtë kohë pandemie dhe té kryejn nevojat tjera të përditshme.”, reagon Levizja BESA – Saraj.(INA)

Baby Boo