Erdogan: Turqia e vendosur në luftën kundër terrorizmit


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se vendi i tij ishte shumë më i vendosur në luftën kundër organizatave terroriste FETO dhe PKK.

“Ajo që dua të them hapur është se lufta jonë kundër PKK-së në periudhën e ardhshme do të jetë shumë më e vendosur. Lufta kundër FETO-s do të jetë po ashtu më e vendosur”, deklaroi Erdogan.

Ai kritikoi Partinë opozitare Republikane të Popullit (CHP), më saktë liderin e saj Kemal Kiliçdaroglu dhe kandidatin presidencial Muharrem Ince, të cilët, sipas tij, ”nuk flasin për luftën kundër terrorizmit”.

“A keni thënë gjë për luftën kundër terrorizmit, a keni thënë gjë për luftën kundër FETO-s? Jo! Pse? Sepse janë së bashku”, tha Erdogan.

Baby Boo