Erdogan: “Të vendosur për ta bërë Turqinë një qendër të transportit hekurudhor”


Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se janë të vendosur ta bëjnë Turqinë një qendër të transportit hekurudhor.
Erdogan iu drejtua qytetarëve në Konya, ku shkoi për inaugurimin e linjës së trenit të shpejtë Karaman-Konya.
Duke thënë se me inaugurimin e linjës së trenit, ata filluan një epokë të re, Erdogan tha se të gjitha cepat e Turqisë do të jenë të arritshme me trena të shpejtë ose të shpejtësisë së lartë.

Ai shpjegoi se kanë rritur gjatësinë e linjave hekurudhore të Turqisë nga 10 mijë e 959 kilometra në 13 mijë e 222 kilometra dhe tha se ata kanë ndërtuar 1.213 kilometra hekurudhë për tren me shpejtësi të lartë (YHT) dhe 219 kilometra linja treni me shpejtësi të lartë. Erdogan bëri të ditur se një tren që niset nga Londra, kryeqyteti i Anglisë, përshkon Evropën dhe Ballkanin, hynë në Turqi nga Edreneja dhe arrin në Anadoll duke kaluar nëpër Marmaray.

“Ky tren, i cili përshkon Anadollin nga fillimi në fund, mund të arrijë në Azi nëpërmjet hekurudhës Kars-Tbilisi-Baku dhe të shkojë deri në Pekin. Me këto investime kemi lënë pas fazat më kritike për të bërë gati vendin tonë për transportin hekurudhor të mallrave dhe njerëzve. Ne jemi të vendosur ta bëjmë Turqinë një qendër në transportin hekurudhor, ashtu si në shumë fusha të tjera”, tha kreu i qeverisë turke.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan pas fjalimit të tij shkoi në Karaman me tren me shpejtësi të lartë. Kjo linjë do të shkurtojë kohën e udhëtimit midis Konyaa dhe Karamanit.

Baby Boo