Erdogan: Rrjetet sociale janë kërcënimi më i madh për demokracinë


Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan i përshkroi sot rrjetet sociale si një nga kërcënimet më të mëdha për demokracinë, shkruan abcnews.com, përcjell Pa Censurë.

Administrata e Erdoganit planifikon të prezantojë një ligj që do të penalizonte lajmet e rreme dhe dezinformatat në internet, por kritikët thonë se ndryshimet e propozuara vetëm shtrëngojnë kufizimet në lirinë e fjalës.

“Rrjetet sociale, të cilat u përshkruan si simbol i lirisë kur u shfaqën, janë bërë një nga burimet kryesore të kërcënimeve për demokracinë e sotme,” tha Erdogan në një fjalim video në një konferencë komunikimi në Stamboll.

Sipas tij, Ankaraja po përpiqet të mbrojë popullin e saj, veçanërisht pjesën e ndjeshme të shoqërisë, nga gënjeshtrat dhe dezinformatat pa cenuar të drejtën për informacion të saktë dhe të paanshëm.

Vitin e kaluar, Turqia miratoi një ligj që kërkon që platformat e mediave sociale me më shumë se një milion përdorues të kenë përfaqësim ligjor dhe ruajtje të të dhënave. Që atëherë, një sërë kompanish teknologjike, duke përfshirë Facebook, YouTube dhe Twitter, kanë hapur zyra në Turqi.PA Censurë

Baby Boo