Antonela: “Më ngacmoi Mario Baloteli, por ai nuk është tipi im”


Antonela Berisha ka rrëfyer këtë të dielë ndërsa ishte e ftuar në ‘E diell’ se është ngacmuar nga futbollisti i njohur Mario Baloteli.
Ndër të tjera ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” tha se janë takuar rastësisht në një lokal në Milano dhe ai ishte afruar që ta ngacmonte.

Sipas Antonelës, e cila pak kohë më parë u fut në një program televiziv ku kërkonte dashurinë e jetës, i ka thënë jo futbollistit sepse nuk ishte tipi i saj.
“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli. E kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më ngacmu. Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kështu. Jo, i thashë nuk është tipi im”, tha Antonela.

Baby Boo