Erdogan: Ligji “shtet hebre” dëshmon se Izraeli është shteti më fashist në botë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ligjin kontrovers izraelit, i cili definon Izraelin si një shtet hebre, raporton Anadolu Agency (AA).

Baby Boo

“Ky ligj tregon pa asnjë dyshim se Izraeli është shteti më cionist, më fashist dhe më racist në botë”, tha Erdogan në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) në Ankara.

Presidenti turk i bëri thirrje të gjithë botës demokratike dhe liberale që të mobilizohen kundër Izraelit.

“I bëj thirrje gjithë botës islame, botës së krishterë, të gjithë shteteve demokratike dhe liberale, institucioneve, shoqërive civile dhe mediave që të mobilizohen kundër Izraelit”, tha Erdogan.

Më tej, ai tha se nuk ka asnjë dallim në mes të devijimit hitlerian rreth racës ariane dhe qëndrimit të autoriteteve izraelite se vendet e shenjta të atjeshme u përkasin vetëm hebrenjve.

“Fryma e Hitlerit që çoi botën në shkatërrim është ngjallur tek disa krerë izraelitë”, theksoi presidenti Erdogan.

Javën e kaluar, Parlamenti i Izraelit (Knesset) miratoi ligjin, i cili përshkruan Izraelin si “shtet komb i popullit hebre”.

Legjislacioni më tej thotë se një “Kuds i bashkuar” është kryeqyteti i Izraelit dhe se hebraishtja është gjuha zyrtare e vendit, duke hequr arabishten nga përcaktimi i tij i mëparshëm si gjuhë zyrtare dhe duke e njohur “statusin e saj të veçantë”.

Legjislacioni u miratua me një votim 62-55 në një seancë të zhurshme të Parlamentit në të cilën ligjvënësit arabë e kritikuan atë që ata e quajtën “racizmi izraelit kundër pakicës arabe”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përshëndetur legjislacionin, duke e përshkruar kalimin e tij si një “moment përcaktues për sionizmin dhe Izraelin”.


Restorant Lumare