Kryeparlamentari Talat Xhaferi nesër viziton Preshevën


Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi nesër do të qëndrojë për vizitë në komunën e Preshevës.

Qëndrimi i tij në këtë komunë shqiptare realizohet në kuadër të vizitës dyditëshe në Serbi, ku sot zhvillohen në Beograd takimet e nivelit të lartë me autoritetet serbe.

Nesër në Preshevë, Xhaferi do të takohet me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi dhe kryetarin e Kuvendit komunal, Sami Salihu. Në fokusin e kësaj vizite do të jetë njohja me gjendjen e shqiptarëve në këtë komunë si dhe nisma të përbashkëta për bashkëpunim ndërshtetëror që mund të iniciohen dhe mbështeten nga Kuvendi i Maqedonisë.

Mediat lokale në Preshevë kanë shkruar se Arifi do të kërkojë nga Xhaferi përkrahje për hapjen e pikës së kalimit kufitar Miratoc – Llojan që lidh dyja vendet.

Baby Boo