Erdogan kërcënon përsëri Greqinë: Grekët u sollën si banditë, kurrë nuk do të tërhiqemi


Marrëdhëniet mes Greqisë dhe turqisë po përkeqësohen edhe më teppër, dhe këtë e tregon edhe deklarata më e fudnit e presidentit turk Erdogan.

Ai është shprehur se Turqia nuk do të tërhiqet nga kërcënimet e sanksioneve pas përkeqësimit të marrëdhënieve me Greqinë.

“Ne kurrë nuk do të përulemi para aksioneve banditë në vendin tonë. Nuk do të tërhiqemi përkundër gjuhës së sanksioneve dhe kërcënimeve’, tha Erdogan.

Ndërkohë presidenti turk u shpreh se kërkimet në det do të vazhdojnë deri në 23 gusht, edhe pse situata është shumë e tensionuar.

Baby Boo