Tetovë, çka po ndodh me fëmijët? Kapen me marihuanë, thikë dhe mjete metali!


Në dy raste të ndara policia e Tetovës te gjashtë fëmijë, 4 të qytetit e dy nga fshatrat Gjermë dhe Uzormishtë, ka gjetur marihuanë, dy thika dhe sende të forta metali, mëson Pa Censurë.

Njëri nga rastet ndodhi herët në mengjes sot ndërsa tjetri mbrëmë.
Te dy të mitur nga Tetova e një nga fshati Gjermë policia ka gjetur sot mariuhanë, dhe pastaj me ata dhe në prani të prindërve të tyre është zhvilluar bisedë. Pas kompletimit të plotë të rastit do të parashtrohet padi adekuate penale, thonë nga SPB – Tetovë.
Te tre të tjerë, dy nga të cilët nga Tetova dhe tjetri nga Uzormishtë dje janë gjetur dy thika dhe një mjet metali. Edhe me ata është zhvilluar bisedë në prani të prindve dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet padi adekuate penale.

Baby Boo