Erdogan kërcënon Amerikën: Do të shkojmë drejt tregut kinez


“Ne përballemi me një luftë ekonomike, por mos u shqetësoni, ne do të fitojmë këtë luftë”, tha presidenti turk në një deklaratë.

Për të kaluar çështjet ekonomike me të cilat përballemi, do të shkojmë drejt tregun kinez në fushën e monedhave të huaja.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një takimi në Pallatin Presidencial të Ankarasë, foli për Planin Presidencial 100-ditor, për arritjen e qëllimeve të ndryshme ekonomike, kulturore, politike dhe sociale, zhvillimin e qeverisjes elektronike, sigurimin e infrastrukturës së sigurisë dhe të mbrojtjes dhe zhvillimin ekonomik dhe industrial të vendit. presidenti turk theksoi mbi rihapjen e konsullatave turke në Mosul dhe Basra në këtë program 100 ditor dhe në lidhje me bashkëpunimin e Turqisë me Amerikën në Siri, ka shtuar: Ka të ngjarë që bashkëpunimi turko-amerikan për Manbixhin të mos ndikohet nga dallimet e fundit midis dy vendeve.