Erdogan dërgon ndihma mjekësore në Serbi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan të hënën njoftoi se vendi do të dhurojë ndihmë mjekësore për Serbinë.

Baby Boo
Pekon Bakery

Erdogan në një letër drejtuar homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç shprehu mbështetjen e Turqisë për Serbinë në luftën kundër pandemisë koronavirus.

“Jam i bindur që masat aktive që keni ndërmarrë që nga dita e parë e luftimit të pandemisë COVID-19 do të ndihmojnë për të zotëruar këtë krizë me humbjet më të pakta të mundshme,” i tha Erdogan Vuçiqit, sipas Presidencës Serbe.

“Ju uroj suksese në përpjekjet tuaja. Shpresoj që pajisjet mjekësore që do t’i dërgojmë vendit tuaj këtë javë, përveç kutive të provës që i kemi siguruar më parë, do t’ju japin mbështetjen tonë për miqtë tanë nga Serbia në luftën e tyre kundër pandemisë ” ai shtoi.

Erdogan gjithashtu përcolli ngushëllimet e Turqisë për serbët që humbën jetën për shkak të virusit.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen e jetës së qytetarëve tuaj, përfshirë sekretarin shtetëror të ministrisë së mjedisit, z. Branislav Blazic. … Shpresoj se do ta kapërcejmë këtë situatë të vështirë sa më shpejt, “tha ai.

Serbia ka konfirmuar mbi 2.200 raste të COVID-19 deri më tani, me të paktën 58 vdekje.

Restorant Lumare