Arre*stohet mërgimtari nga Gostivari sapo zbriti në aeroport, e kërcënoi Oliver Spasovskin në facebook


Një 28 vjeçar nga Gostivari është arre*stuar mbrëmë në aeroportin e Shkupit pasi policia e Gostivarit ka shpallur fletar*rest intern për të. Ai është arr*estuar nën dyshimin se ka kryer veprën “kan*osje për sigurinë”. Përmes facebookut, jashtë nga Maqedonia e Veriut ai i ka dërguar kërc*ënime për jetë kryeministrit Oliver Spasovski, merr vesh Telma nga burime brenda hetuesisë. Për veprën për të cilën akuz*ohet parashihet dën*im prej 1 deri në 5 vite arr*est.

Kërc8ënimet janë shkruar në facebook si koment ndaj një deklarate politike të shpërndarë nga Spasovski.
Pasi është arr*estuar, policëve u ka thënë se në momentin kur e ka shkruar kërc*ënimin ka qenë nervoz dhe e ka bë në afekt.
MPB njoftoi se personi në fjalë ka dalë para gjykatësit në procedurë paraprake.
“M.M. dyshohet që përmes rrjeteve sociale ka adresuar kërc*ënime, respektivisht e ka ce*nuar sigurinë e funksionarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore. M.M. është mbajtur në Stacionin policor në Gostivar dhe do të dalë para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar” njoftoi MPB.

Baby Boo