Erdogan del kundër Putinit

Turqia ka kundërshtuar njohjen e pavarësisë së Donetsk dhe Luhansk nga Rusia, duke e cilësuar këtë lëvizje si të “papranueshme”, raporton AFP.

Baby Boo

Presidenti Erdogan theksoi gjithashtu angazhimin e Turqisë për të ruajtur unitetin politik dhe integritetin territorial të Ukrainës, dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjin ndërkombëtar.
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën dekretin për njohjen e sovranitetit të Luhansk dhe Donetsk, të njohur si Donbass, duke vënë në dyshim të drejtën e Ukrainës për shtetësi. Putin udhëzoi gjithashtu Ministrinë e Jashtme të Moskës të ndërtojë marrëdhënie zyrtare diplomatike me dy zonat e mbajtura nga rebelët pro-rusë, të cilët janë pjesë e rajonit të Donbasit dhe i përkasin Ukrainës sipas ligjit ndërkombëtar.