Grubi: “Ne morëm Buqësinë resor shumë më i madh”


Zëvendëskryeministri i parë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi ka komentuar hyrjen e Alternativës në Qeveri.

I pyetur për largimin e BDI-së nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Grubi njoftoi se ata fituan një resor “më të madh” siç është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Ne hoqëm dorë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, por morëm një resor shumë më të madh, siç është Bujqësia”, tha Grubi.

Kjo deklaratë vjen ngaqë dje u nënshkrua marrëveshja për koalicion mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të AAA-së, Afrim Gashi.

Me këtë, pjesë e koalicionit qeverisës janë LSDM dhe koalicioni, pa Lëvizjen Besa, BDI, PDSH dhe AAA./TV21

Baby Boo