Erdogan: Ata që s*ulmojnë Turqinë do të paguajnë çmim të lartë


Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se çdo su*lm ndaj anijes turke që heton naftë dhe gaz në ujërat kontestuese të Detit Mesdhe, do të rezultojë me çmim të lartë.

“Kemi thënë se nëse e s*ulmojnë ‘Oruç Reis’ do të paguajnë çmim të lartë, ndërsa ata sot e morën përgjigjen e tyre të parë” theksoi Erdogan mbrëmë pa dhënë më shumë detaje. Anija turke “Oruç reis” të hënën me shoqërim ushtarak filloi të hetojë naftë dhe gaz në ujërat mes Kretës dhe Qipros. Për shkak të kësaj, presidenti francez Emanuel Makron paralajmëroi se do ta rritë praninë ushtarake në rajon dhe i bëri thirrje Ankarasë ta ndalojë hetimin. Ar*mata franceze dhe greke dje kanë kryer st*ërvitje ushtarake në afërsi të Kretës. Për shkak të aksioneve turke, Bashkimi Evropian tani më ka vendosur sa*nksione ndaj dy përfaqësuesve të sektorit energjetik turk.

Erdogani dje përmes telefonit ka biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me kryetarin e KE-së, Sharl Mishel, me ç’rast theksoi se Turqia i mbron të drejtat e veta. Edhe Turqia edhe Greqia potencojnë se i mbrojnë interesat e tyre dhe e ak*uzojnë anën tjetër për kon*fliktin.

Baby Boo