Epoka e Skënderbeut/ Fan Noli: Ja tre arsyet, pse shqipёtarёt u thyen nga turqit


Eugjen Merlika

Historia e epokёs sё Skёnderbeut qe, me tё vёrtetё njё histori flijimi e njё pjese tё mirё tё shqiptarёve, t’atyre qё mbajtёn peshёn e barrёs mё tё rёndё tё luftёs, tё principatёs sё Kastriotёve.

Ai flijim siguroi pёr mё shumё se njё tё katёrt shekulli lirinё relative tё atij populli qё jetoi me ankthin e luftёs sё vazhdueshme, e cila shoqёrohej me humbje njerёzore, me shuarje familjesh, mbasi meshkujt i hanin betejat.

Edhe se gjenia e prijёsit i ulte nё shkallёn mё tё vogёl humbjet e ushtarёve tё tij, duke zmadhuar me shifra marramendёse ato tё kundёrshtarit, lufta e gjatё u zhvillua ndёrmjet njё urdije ushtrish qё vinte nga Anadolii e njё grushti arbёrish, qё mbёshteteshin tek besimi ndaj Zotit dhe atij qё i udhёhiqte.

Pёrmenda termin “liri relative” pёr kohёn e Skёnderbeut. Relativiteti rridhte nga gjёndja nё rrethim, qё ishte bёrё normaliteti i dy breza njerёzish, tё detyruar tё mbylleshin nё kёshtjella, sa herё afrohej ndonjё ushtri otomane, duke u lutur sё bashku pёr mbrojtjen e jetёve tё bijve, tё burrave, tё etёrve, pёr tё cilёt nuk dihej kthimi nga beteja e rradhёs.

Ai popull stoik e zemёrmadh, edhe n’ata kushte ankthi e pasigurie, e ndoqi prijёsin me njё durim e forcё vullneti pёr t’u admiruar, i blatoi atij gjithshka e nuk shfaqi kurrё shenja pakёnaqёsie e kundёrshtie, edhe se fuqitё vinin duke u pakёsuar, edhe se lotёt ishin shterrur nё sytё e grave arbёreshe, atyre heroinave tё heshtura, mbi tё cilat rёndonin tё gjitha pasojat e lavdisё sё shekullit tё madh. Ishin ato qё duhej tё lindnin e tё rrisnin fёmijё pёr tё zёvendёsuar ata qё binin pёr idealin e shekullit tё Arbёrit. Ishin ato qё do tё çonin pёrpara familjet, do tё lёvronin tokat, shpesh herё tё lёna djerrё nga shkatёrrimet e luftёrave apo nga mungesa e burrave. Kujtesa historike do tё ishte shumё e mangёt, nёse nuk do t’u jepte atyre piedistalin e merituar nё altarin e vlerave tё kombit, ashtu sikurse dhe stёrmbesave tё tyre nё gjysёm shekullin e terrorit komunist.

Njё nga historianёt mё nё zё tё botёs, anglezi Edward Gibbon, nё veprёn e tij madhore “Historia e rёnies dhe rrёzimit tё Perandorisё romake”, i kushton njё kapitull edhe Skёnderbeut e bёmave tё tij. Duke u bazuar tek Barleti, por edhe te tё tjerё shkrimtarё tё kohёs si poeti freng Spondano, edhe se mbetet mjaft kritik pёrsa i pёrket disa vёshtrimeve tё veprimtarisё sё heroit tonё, shkruan nё pёrfundimin e gjykimit tё tij:

“Varri i tij u dhunua shpejt nga pushtuesit turq; por veprimet bestytnore tё jeniçerёve, qё mbanin eshtrat e Skёnderbeut si hajmali tё ngallmuara nё bylyzykёt e tyre, ishte njё rrёfim i heshtur i respektit tё tyre pёr vlerёn e tij. Edhe shkatёrrimi i Shqipёrisё, qё pasoi menjёherё vdekjen e Skёnderbeut, mund tё plotёsojё lavdinё e tij; por nёse ai do tё kishte peshuar pasojat e nёnёshtrimit apo tё qёndresёs, njё dashamir i vёrtetё i atdheut ndoshta do tё kishte hequr dorё nga njё luftё e pabarabartё, suksesi i sё cilёs varej nga jeta dhe zgjuarsia e vetёm njё njeriu. Ka mundёsi qё t’a mbante shpresa, e arsyeshme edhe se e rremё, qё Papa, Mbreti i Napolit dhe Republika e Venedikut do tё bashkoheshin, nё mbrojtje tё njё populli tё lirё e tё krishterё, qё rrinte nё roje tё brigjeve tё Adriatikut dhe tё kalimit tё ngushtё ndёrmjet Greqisё dhe Italisё.”

Ka njё pjesё tё sё vёrtetёs nё pohimin e historianit anglez, por edhe se historia nuk shkruhet me “nёse” e “sikur”, arsyetimi mbi mundёsitё e pashfrytёzuara pёr njё traktat paqeje me Perandorinё Otomane, mbi dobitё apo dёmet e njё vendimi tё kёtillё mund tё jetё i dobishёm edhe sot. Pa hyrё nё hollёsitё e asaj rrahje mendimesh, nё vija tё trasha kam bindjen se njё paqe me Sulltanin, sidomos me Mehmetin e dytё, nuk do tё kishte shmangur pushtimin e Arbёrisё, por ndoshta do t’a kishte shtyrё nё kohё. Sё pari kjo bazohej nё njohjen e pabesisё sё sulltanёve, mizorinё e tё cilёve dhe ngrёnien e fjalёs Skёnderbeu e kishte provuar disa herё gjatё kohёs sё betejave me ta. Sё dyti, njё paqe me turqit do tё sillte, si pasojё, shkёputjen e lidhjeve me Romёn, Napolin, Venedikun, Raguzёn e, nё pёrgjithёsi, me Perёndimin. Ndoshta do tё kishte pakёsuar pёrmasat e flijimit t’atij brezi arbёrish, por do tё kishte sjellё njё letargji tё ngadaltё, nёn vasalitetin e pushtetit tё osmanllijve, e nё njё pushtim tё mёtejshёm me tё njёjtat pasoja.

Me largpamёsinё qё e karakterizonte Gjergj Kastrioti bёri zgjedhjen e tij, tё pёrkrahur nga shumica dёrmuese e bashkatdhetarёve, atё tё mbrojtjes sё vlerave tё krishterimit e qytetёrimit tё tij. Pёr kёtё qёllim e quajti tё ligjёruar, si njё farё fataliteti historik, flijimin e popullit tё tij, i bindur se e ardhmja e Vendit tё tij duhet t’ishte gjithmonё e lidhur me atё qytetёrim. N’atё vendimmarrje pёrfshihej edhe porosia qё ai i linte Arbёrisё, klasёs sё saj drejtuese e popullit tё saj, qё tё kthente kokёn gjithmonё nga Perёndimi. Me pёrjashtim tё gjysёm shekullit komunist kur klika drejtuese e Shqipёrisё e theu mizorisht atё porosi, me pasoja rrёnuese pёr Vendin, populli shqiptar e pёrcolli nga brezi nё brez, duke e patur si busull nё ecjen e vёshtirё tё anijes sё tij nёpёrmjet dallgёve tё harbuara tё kohёve. Prandaj historia e mёvonёshme, deri nё ditёt tona, nuk bёri tjetёr veçse tё vёrtetonte drejtёsinё e asaj zgjedhjeje, pёr tё cilёn u ngrit nё qiell nga Papёt e Romёs, u respektua e u vlerёsua nga Mbretёria e Napolit, qe ndonjёherё viktimё e lojёs sё dyfishtё tё Republikёs sё Venedikut.

Ka tё drejtё historiani anglez kur flet pёr “shpresёn e arsyeshme, por tё rreme” tё ndihmёs nga shtetet italike e Perёndimi nё pёrgjithёsi. Ajo ndihmё qe gjysmake, simbolike, e papёrfillёshme, e mungesa e saj e njё rёndёsie tё dorёs sё parё pёr tё pёrcaktuar humbjen pёrfundimtare. Ndoshta Evropa e atёhershme nuk vetёdijёsohej plotёsisht pёr rrezikun qё i kanosej, ndoshta mendonte se Perandoria Osmane do tё mjaftohej me pushtimin e Ballkanit, ashtu siç ndodhi n’atё shekull. Do t’a ndjente rrezikun nё dyert e Vjenёs, mbas pak mё shumё se dy shekujve, mbasi Ballkani ishte “qetёsuar”. Por nё periudhёn pёr tё cilёn flitet, bizantinizmi i shteteve italike, nё luftё me njeri tjetrin nuk ndihmonte nё marrjen e vendimit pёr tё ndarё fatin me Arbёrinё e Gjergj Kastriotit.

Nuk mund tё fajёsohet Skёnderbeu pёr miopi politike nё marrёdhёniet me ata shtete. Ai qe shёmbull korrektese e ndershmёrie nё lidhjet me ta, madje shkoi edhe nё ndihmё tё mbretit tё Napoliti, i besoi atij fatin e familjes, duke marrё si shpёrblim mikpritjen e shfaqur nё drejtim tё dhjetra mijra arbёrve tё shpёrngulur nga toka e tyre pёr t’u vendosur nё krahinat e ndryshme tё Italisё. Por nё gjyqin e ftohtё tё historisё arbёrit dhe prijsi i tyre shkuan ballёlartё, sepse kishin kryer detyrёn e tyre kundrejt qytetёrimit tё cilit i pёrkisnin. Ai qytetёrim mbeti i detyruar kundrejt atij populli, pёr shekuj tё tёrё harrese e shkujdesjeje kundrejt fatit tё tij. Madje edhe kur, mbas gati pesё shekujsh lёngimi, ai popull deshi tё dilte nga errёsira e tё kishte shtetin e tij, pёrfaqёsuesit e atij qytetёrimi e njohёn atё tё cunguar, duke u bёrё pёrgjegjёs pёr njё tjetёr akt tё tragjedisё shqiptare.

Baby Boo