Enis Bardhi kërkohet nga Almeria, interesim ka edhe nga Bundesliga


Mediat spanjolle shkruajnë për të ardhmen e reprezentuesit të Maqedonisë së Veriut Enis Bardhi, duke theksuar se ka shumë mundësi që ai të ndryshojë ambient këtë verë dhe të mos qëndrojë te Levante.

Mesfushori shkupjan është vënë në “shënjestër” të skuadrës spanjolle, Almeria. Këta të fundit kanë kontaktuar disa herë Levanten për Bardhin, por për momentin nuk ka ende asnjë marrëveshje. Gjithashtu, në tekstin e “Estadio Deportivo” thuhet se Enis Bardhi kërkohet nga disa klube nga Bundesliga.

Kujtojmë se Bardhi refuzoi të kalojë në ligën amerikane MLS, pasi gjatë kësaj vere kishte një ofertë për të ndërruar kontinent. 27-vjeçari pjesë e Levantes është që nga viti 2017.

Baby Boo