Jasir Asani kërcënon çekët: Në Shqipëri ju pret “Ferri”


Kanë mbetur diçka më shumë se 24 orë përpara ndeshjes së rëndësishme kualifikuese të Euro 2024 ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë.

“Air Albania” do jetë i tejmbushur me tifozë, me lojtarin e 12-të që do luajë ndeshjen e vet në tribuna.

Një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares, Jasir Asani ka dhënë një intervistë në Çeki për “iDNES Premium”.

“Pritni ferrin. Në stadium dhe në rrugë. Tashmë në vendin tonë ka eufori për këtë ndeshje. Ju kujtohet barazimi i 1-1 me Çekinë në sfidën e parë? Po, por këtë herë ne po luajmë në shtëpi, ne duam të fitojmë”, – tha Asani.

Baby Boo