Ende nuk ka zgjidhje për mungesën e pediatërve në Ohër!


Nuk ka asgjë nga njoftimet e Ministrisë së Shëndetësisë që i dha më 2 nëntor se do të zgjidhet problemi me mungesën e mjekëve pediatër në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit. Që atëherë kanë kaluar më shumë se dy javë dhe dy pediatër nuk janë gjetur ende. Reparti i fëmijëve funksionon vetëm si ambulantë e zakonshme, me dy pediatër, njëri prej të cilëve do të dalë në pension pas Vitit të Ri. Mjeku Zeqir thotë se kanë punuar në ekipimin e repartit për të filluar me punë normale.

“Për funksionimin minimal të shërbimit 24-orësh duhen minimum pesë mjekë. Ndërsa, ka edhe nga gjashtë deri në shtatë mjekë. Gjithçka që do të bëhet edhe më tej vitet e ardhshme do të jetë arnim”, tha Orhan Zeqir – shef i repartit për fëmijë në Ohër.

“Kemi dy specializante, të cilat në rastin më të mirë do të vijnë pas katër deri në pesë vjet. Dhe përsëri dy, çfarë janë dy. Të paktën në 15 vitet e fundit këtu nuk është liruar asnjë mjek pediatër, megjithëse në shumë raste kemi kërkuar që të lirohet. Dhe deri tani duhet të ishin gati. Thjesht nuk kishte mirëkuptim”, u shpreh Orhan Zeqir – shef i repartit të fëmijëve në Ohër.

Në Ohër 80% e mjekëve pediatër janë në pension.“Me përpjekje mbetemi të punojmë dhe të ndihmojmë. Ishte parashikuar se do vijë një situatë e tillë. Kemi bërë analizë dhe ua kemi treguar strukturave 10 vite më parë, por askush nuk ndërmori masa serioze për ta rregulluar”, theksoi Nikola Filev – pediatër amë.
Për shtrimin në spital, kontrollet në fundjavë dhe gjatë natës, banorët më të vegjël të Ohrit detyrohen t’i bëjnë në Strugë. E gjithë kjo ndodh në një kohë kur numri i fëmijëve që janë të prekur nga Covid 19 rritet. Edhe në Strugë nga gjashtë pediatër, tre janë në pension. Të njëjtët mjekë, përveç repartit të pediatrisë, shërbejnë edhe në repartin e neonatologjisë, ku edhe numri i shtretërve është i kufizuar. Ata kanë vetëm 17 shtretër dhe tetë të tjerë në klinikën ditore.

Baby Boo