Aktivistë raportojnë për helmime të reja në shkollat për vajza në Iran

Aktivistët nga organizata norvegjeze për të drejtat e njeriut, Hengaw, kanë raportuar të hënën, më 1 maj, për raste të reja helmimi në shkollat për vajza në Iran.

Rastet raportohet të kenë ndodhur në kryeqytetin Teheran dhe në rajonin e Kurdistanit, i cili është kapluar nga protestat përgjatë muajve të fundit.

Në vendlindjen e Jina Mahsa Amini, vrasja e së cilës nxiti protestat mbarëkombëtare në Iran, forcat e sigurisë thuhet gjithashtu se kanë ushtruar dhunë ndaj nxënëseve.

Protestat pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini përderisa ishte në mbajtje policore kanë shkaktuar krizën më të madhe politike në dekada në Teheran. Kritikët thonë se helmimet janë hakmarrje për demonstratat./REL/

Baby Boo